Banesa ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu është djegur këtë të premte.
Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa për shkak të reshjeve të shiut, shtëpia është djegur pjesërisht.
“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit“, njofton policia.
Familjarët e Mateo Vasias kërkojnë dënimin me varje për 38-vjeçarin.
Ata shprehen mosbesues ndaj organeve të drejtësisë dhe të mbështetur nga qytetarët të shumtë kanë protestuar për disa ditë më radhë në Fier e Vlorë, ku aktivisht autori i dyshuar po mbahet në ambientet e paraburgimit të Vlorës.
Ndaj 38-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë arrest me burg në mungesë.
Burgu për Çalamanin, nuk është qetësi për prindërit të cilët nisën mbledhjen e firmave për ta dënuar me varje autorin.
Në 16 nëntor Çalamani vrau fqinjin e tij, Mateo Vasian dhe e groposi në oborrin e shtëpisë.