Aksident i katërfishtë në Kurbin, e përfshirë makina që shoqëronte ish-kryeministrin Berisha  

Një aksident, ku të plagosur kanë mbetur dy të rinj ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras.

Mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës të deputetit Sali Berisha, njofton policia.

Dy të lënduarit, banues në Kosovë janë dërguar në spital, ndërsa konfirmohet se mjeti ku ndodhej deputeti demokrat nuk është përfshirë në aksident.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.