Kundërshtojnë paketën fiskale/ Fermerët protestë para Kuvendit! Rama takon përfaqësuesit e tyre

Fermerët e Lushnjes kanë protestuar këtë të enjte para kuvendit, teksa pritet të diskutohet dhe miratohet buxheti 2022 dhe paketa e re fiskale.

Ata kundërshtojnë paketën e re fiskale.

Teksa fermerët protestonin ka ardhur kryeministri Edi Rama për të hyrë në seancë dhe është takuar me ta.

Më pas ai mori përfaqësues të protestuesve në sallën e Kuvendit.

Pas përfundimit të takimit kreu i Sindikatës së Fermerëve në Lushnjë, Eduart Sharka, u shpreh se kreu i qeverisë i ka premtuar se do të diskutojnë për propozimet e tyre, por sipas tij qeveria nuk njeh realisht situatën e tyre në terren.