Durrës, një burrë gjendet i pajetë brenda kabinës elektrike

Një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen numër 11 të qytetit bregdetar. Burri është gjetur i pajetë brenda kabinës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.