Zmadhim buzësh, gjoksi, thithje dhjami, hekurosje lëkure: kërkesat për ndërhyrje plastike janë të mëdha. Dhe herë pas here shfaqen sharlatanë, që bëjnë sikur janë mjekë dhe u premtojnë pacientëve mrekullira. Edhe kjo ndodh në Ballkan.
Në një klinikë elegante në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, 23 vjeçari Sava Knezheviq është hequr si kirurg operacionesh plastike me përvojë ndërkombëtare në kryerjen e operacioneve plastike. „Personeli i specializuar” që buzëqesh, 26 diplomat që varen në muret e klinikës dhe mobilimi modern, zgjojnë besimin tek pacientët.
Knezheviq u hoq sikur ishte specialist 32 vjeçar, me përvojë në kirurgjinë plastike dhe mjekësinë regjenerative, por edhe si shkencëtar dhe docent i njohur në botë.
“Unë jam drejtor për çështjet mjekësore në zinxhirin e klinikave „‘La Clinique de Paris, klinika që merren me rinimin, Anti-Aging, dhe pedagog e docent ndërkombëtar”, i shkruante Knezheviqi një pacienteje e cila e ka bërë emailin publik.
Mjeku gjoja thotë se ka punuar me sukses jo vetëm në Beograd, por edhe në Dubai, Zyrih, Tiranë. Në një fushatë reklamash për klientet në Shqipëri, Knezheviq thotë: “Ne jemi të parët në Shqipëri, që bëjnë trajtim të qelizave staminale dhe në mjekësinë regjenerative.
Unë flas për trajtime hormonesh, qeliza staminale, mjekësi estetike, mjekësi ushqimi dhe mjekësi për zgjatjen e jetës.”/ DW.