Ndërroi jetë në aksidentin tragjik, shënohen pesë vite nga vdekja e Ergi Dinit

Sot shënohen pesë vite nga vdekja e këngëtarit shkodran, Ergi Dini, i cili humbi jetën më 21 nëntor të vitit 2016 në një aksident me motor.

Gjithashtu, bashkë me këngëtarin humbi jetën edhe miku i tij, Kejdi Halili, 21-vjeç, i cili drejtonte motorin.

Ergi la pas këngë shumë të dashura për publikun shqiptar, si “Pa frymë”, “Asnji gram”, “Morphine” etj që dëgjohen ende.