Ndahet nga jeta artistja Hueyda El Saied

Artisja shqiptare Hueyda El Saied ka humbur jetën pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

46-vjeçarja prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, drejt Luksenburgut, ku jetonte me djalin e saj Gabrielin dhe partnerin me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë.

Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë një burrë të zgjuar, shakaxhi, protektiv, me vetbesim, puntor, të pakrahasueshëm, të sinqertë, të kujdesshëm dhe të kultivuar. Je babai dhe burri më i mirë. Ne e dimë që mund të mbështetemi tek dashuria dhe afeksioni yt. Festofsh ditëlindjen më të bukur”, shkruante atëherë artistja.

Ajo, që në daljet e para në ekran u shndërrua në personazhin e dashur të publikut. Me pozitivitetin dhe dashurinë e saj për artin, 46-vjeçari tregoi aftësitë e saj në muzikë, moderim, balet e pikturë.

Disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe  ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.