Autobusi me shtetas nga Maqedonia e Veriut merr flakë pas përplasjes, 45 viktima

45 persona kanë humbur jetën në Bullgari, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas dhe pastaj shpërtheu në flakë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 sipas orës lokale, në një autostradë pranë fshatit Bosnek në perëndim të Bullgarisë. “Mes viktimave ka edhe fëmijë”- tha ministri Nikolai Nikolov për televizionin shtetëror bullgar.

Aktualisht vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit. Mësohet se 7 persona janë dërguar në spital.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi nga Stambolli. Raportohet se autobusi kishte targa të Maqedonisë së Veriut.

Për këtë tragjedi ka reaguar dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ku shpreh ngushëllimet për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut:

Dhimbje e madh për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut 🇲🇰 gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria 🇦🇱 është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj 🇲🇰 në këtë moment të vështirë!”, shkruan Xhaçka.