Sarah puth në buzë Dj PM, momente të ëmbla në shtëpinë e “Big Brother” gjatë natës

Sarah dhe Dj PM, me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë treguar se e pëlqejnë njëri-tjetrin, që kur Pajtimi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Megjithatë marrëdhënia e tyre dukej e paqëndrueshme, teksa shpesh kanë debatuar në shtëpi. Pajtimi me banorët u shpreh se nuk e sheh Sarën si femrën e tij, ndërsa Sarah deklaroi se nuk do të kenë asgjë më shumë se shok brenda shtëpisë.

Një natë më parë, blogerja refuzoi ftesën për një darkë romantike me PM, por gjatë natës biseda u bë e ëmbël dhe rreth orës katër të mëngjes Sarah i dhuroi një puthje në buzë dj-it.

Sarah tha se iu duk moment i përshtatshëm, ndërsa Pajtimit çdo gjë iu duk e papritur.
Mbetet për t’u parë nëse dy banorët do të jenë çifti i parë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.