Polonia e kupton pozicionin në të cilin gjendet Maqedonia e Veriut drejt rrugëtimit evropian. Zhbllokimi i bisedimeve është i një rëndësie të veçantë për gjithë Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar presdidenti i Polonisë Andzhej Duda, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Bullgaria është ende në procesin zgjedhor dhe qeveria nuk është formuar akoma, por nëse Bullgaria thotë “jo” këtë herë për të filluar negociatat, Polonia do të ndërmarrë disa hapa, ka deklaruar presidenti polak, Andzhej Duda.
“Shpresoj se qeveria e re në Bullgari do të ketë qëndrim më konstruktiv në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Dua të deklaroj publikisht se nëse Bullgaria vazhdon të reagojë në mënyrë jokonstruktive, d.m.th. të thotë jo, që Maqedonia e Veriut të hyjë në Evropë, unë do të do të angazhohem për përgatitjen e një udhërrëfyesi, do të thotë një dokumenti që do t’i shërbejë RMV-së për ta trajtuar më lehtë këtë çështje të anëtarësimit në BE”, ka vlerësuar presidenti polak Andzhej Duda./ DW