Mosbesues ndaj drejtësisë/ Familjarët e Mateos protestë para burgut të Vlorës, kërkojnë vetëdrejtësi

Familjarët e Mateo Vasias që u vra nga fqinji i tij në Greçalli të Fierit vazhduan protestën e tyre sot në burgun e Vlorës, ku pi mbahet autori i dyshuar Klodian Çalamani.

Me kërkesën për dënimin me varje për 38-vjeçarit, me pankarta dhe peticionin ku po mbledhin firmat në duar, ata shprehen mosbesues ndaj organeve të drejtësisë.

Të mbështetur dhe nga qytetarët të shumtë, ata u mblodhën jashtë ambienteve të institucionit të dënimit, ndërsa nuk munguan përplasjet me policinë.

Ndaj 38-vjeçarit u vendos të enjten masa e sigurisë arrest me burg në mungesë. Ai u transferua në burgun e Vlorës, ku po mbahet në izolim nga të dënuarit e tjerë.

Familjarët i trembeshin faktit se Klodiani do të futej në Gjykatë fshehurazi, prandaj morën masat dhe u organizuan të ndarë në grupe. Situata agravoi deri në dhunë dhe përplasje me policinë.

Burgu për Çalamanin, nuk është qetësi për prindërit të cilët nisën mbledhjen e firmave për ta dënuar me varje autorin.

Ata bënë thirrje që qytetarët e të gjitha qyteteve të firmosin.