Ma kanë thënë burime amerikane”/ Berisha: Basha i kërkonte ambasadores Kim…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

Sipas tij, Basha fliste me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe i kërkonte takim jashtë selisë blu, pasi pretendonte se Berisha i kishte vendosur përgjues.

Do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij m’i ka imponuar Sali Berisha. Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky i thotë ambasadores të dalim nga zyra se më ka futur Berisha regjistrues dhe të bisedojmë jashtë. S’ka asgjë mes meje dhe tij, por ka një gjë unë atë se pranoja kurrë për mandat të tretë në krye të opozitës dhe gjeja 100 mënyra të vija te ju dhe të thonim t’i tregojmë vendin këtij se na çon nga disfata në disfatë”, deklaroi Berisha.