“Ka ndërruar jetë”/ Ardit Gjebrea shokohet nga telefonata në emision

Një telefonatë tronditëse u transmetua sot në emisionin “E Diela Shqiptare”.

Moderatori Ardit Gjebrea fituesin e radhës të rubrikës “Telebingo” dhe ne vend të fituesit u përgjigj një zonjë që njoftoi se ai kishte ndërruar jetë.

Kjo përgjigje e papritur tronditi Gjebrean dhe gjithë publikun në studio.

Ardit Gjebrea: Mirëmbrëma, zotin Tosun ku e kam?

Zonja: Ka ndërruar jetë.

Ardit Gjebrea: Çfarë thua? Po kur?

Zonja: Sot në mëngjes…Kush jeni juve?

Ardit Gjebrea: Jam pa fjalë! Unë jam Ardit Gjebrea, ju marr nga “Telebingo”. Ai ka blerë biletën e “Telebingos” dhe ju po më jepni këtë lajm! O sa keq po më vjen! Ju shpreh ngushëllime!

Ardit Gjebrea: A mund t’ju marr… unë po e ruaj këtë biletë dhe unë nuk do të doja që ne të luanim sot dhe unë do ju marr në telefon dhe do e lëmë që të luajmë një javë tjetër në telefon pasi ju të kaloni këtë dhimbje. A e bëjmë kështu?

Zonja: Po, shumë faleminderit.

Ardit Gjebrea: Ngushëllime nga ana jonë familjes tuaj dhe qoftë i Parajsës, Ngushëllime! Mirupafshim.