Ylli belg i futbollit Kevin De Bruyne infektohet me koronavirus

Futbollisti i Belgjikës dhe Manchester City-t, Kevin De Bruyne, është infektuar me COVID-19.

“Fatkeqësisht, Kevin rezultoi pozitiv me koronavirus në Belgjikë dhe i është caktuar dhjetë ditë izolim”, tha trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, në një konferencë shtypi mbrëmë.

Ai tha se mesfushori 30-vjeçar De Bruyne nuk mund të luajë në ndeshjen e Premierligës të dielën kundër Evertonit.

De Bruyne po ashtu nuk do të mund të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Manchester City do të luajë kundër PSG-së javën e ardhshme.

De Bruyne shënoi një gol për Belgjikën katër ditë më parë kundër Uellsit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022. Belgjika fitoi vendin e parë në Grupin E për Botërorin që do të luhet në Katar.