Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën sot në spitalin e Vlorës pasi ka prerë një venën në qafë me gotën e thyer.
Dorart Kaca ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Fëmija ka mbërritur në orën 18:00 në ambientet e spitalit të Vlorës pothuajse pa shenja jete.
Fëmija ishte mbuluar me gjak dhe nga verifikimet e para kishte një plagë në qafë në krahun e majtë ku dukej qartë se enët e mëdha te gjakut ishin të dëmtuara dhe fëmija nuk kishte frymëmarrje dhe puls. Menjëherë ka hyrë në sallën e operacionit ku ekipi prej katër mjekësh nuk mundi ta rikthente zemrën në punë me gjithë veprimet e shpejta, pasi ka pësuar arrest kardiak nga humbja e gjakut.
“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.