Një 13-vjeçar dyshohet se është vetëvarur në fshatin Golem në Lushnje.
Policia njofton se rreth orës 18:00 i mituri është sjellë në spitalin e Lushnjës nga prindërit, por pa shenja jete.
“Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, njofton policia.