Biden përfundon spital/ I nënshtrohet operacionit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden iu nënshtrua një procedure kontrolli fizik në qendrën mjekësore  Walter Reed, përgjatë së cilës duhet të përdorej anestezia.

Ndihem mirë”, tha presidenti Joe Biden pasi rimori sërish funksionet e tij në vazhdën e një transferimi të përkohshëm të pushtetit tek zëvendësja e vet, Kamala Harris.

Mësohet se presidentit i është hequr nga zorrët një polip beninj.

Sipas mjekëve, gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e mirë.

57-vjeçarja Harris është gruaja e parë me ngjyrë dhe prejardhje aziatike e zgjedhur zëvëndëspresidente e Shteteve të Bashkuara.

Ajo u bë po kështu femra e parë që mori kompetencat e kreut të shtetit amerikan, edhe pse për vetëm 87 minuta. Këtë detyrë, Harris e kreu nga zyra e saj në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.