465 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 nga 3660 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 8175 pacientë aktivë me Covid, ndërsa janë shëruar 531 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 465 qytetarë, në këto bashki:
206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.
Statistika (20 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 465
Të shëruar në 24 orë 531
Të shtruar në spitale 139
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3660
Testime totale 1,368,612
Raste pozitive 195,988
Raste të shëruara 184,778
Raste Aktive 8,175
Humbje jete 3,035
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4376
Fier 711
Gjirokastër 528
Berat 460
Shkodër 456
Durrës 420
Elbasan 356
Vlorë 342
Korçë 227
Lezhë 165
Dibër 71
Kukës 63