“EMA lëshon këtë këshillë për të mbështetur autoritetet kombëtare që mund të vendosin për përdorimin e mundshëm të këtij ilaçi, para se ai të marrë miratimin e tregut… në kohën e rritjes së shkallës së infeksionit dhe vdekjeve për shkak të Covid 19 në gjithë Evropën”, tha EMA.
Muajin e kaluar, EMA nisin të shqyrtojë pilulën e kompanisë Merck, që uhet Lagevrio dhe të premten tha se do të nisë të shikojë edhe të dhënat e pilulës së krijuar nga kompania Pfizer, me qëllim që të japë rekomandimin nëse duhet të përdoret apo jo.
Po ashtu EMA tha se edhe nënat gjidhënëse duhet të ndalojnë ushqimin e fëmijëve me gji në kohën kur marrin pilulën e kompanisë Merck.
Më 1 tetor, Merck kishte thënë se pilula e prodhuar nga kjo kompani zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë.