Tetë të vdekur në 24 orët e fundit/ 549 qytetarë të infektuar me COVID

Tetë qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Janë kryer 2964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë.

264 janë në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.

Janë 8,363 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç.

Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         549

Të shëruar në 24 orë       558

Të shtruar në spitale       157

Humbje jete në 24 orë     8

Testime ditore                 2964

Testime totale              1,362,111

Raste pozitive                195,021

Raste të shëruara            183,636

Raste Aktive                     8,363

Humbje jete                      3,022

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4463

Fier                753

Gjirokastër      525

Shkodër         447

Berat               460

Durrës             446

Vlorë                379

Elbasan            348

Korçë              239

Lezhë              172

Dibër                72

Kukës              59