Familjarët e Mateos përplasen me policinë/ Mbledhin firma për dënim me vdekje të autorit

Familjarët e Mateos dhe dhjetëra qytetarë fierakë, mes tyre shokë edhe mësues të të miturit kanë kërkuar në Gjykatën e Fierit dënim me vdekje të autorit Klodian Çalamani.

38-vjeçari këtë të enjte në orën 10:30 do shfaqej në gjykatë për masën e sigurisë.

Familjarët i trembeshin faktit se Klodiani do të futej në Gjykatë fshehurazi, prandaj morën masat dhe u organizuan të ndarë në grupe.

Situata agrovoi deri në dhunë dhe përplasje me policinë, ku familjarët iu kundërpërgjigjën edhe gazetarëve duke u hedhur mikrofonat në tokë.

Këto tensione u shtuan edhe më shumë kur u dha mada arrest me burg pa praninë e Çalamanit, që gjendet në qelitë e paraburgimit në komisariat.

Burgu për Çalamanin, nuk është qetësi për prindërit të cilët nisën mbledhjen e firmave për ta dënuar me varje autorin.

Ata bënë thirrje që qytetarët e të gjitha qyteteve të firmosin.