Rama vizitë zyrtare në Itali: Të njihen sa më shpejt pensionet e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Itali në një vizitë zyrtare, ku u prit nga homologu italian, Mario Draghi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Draghi-n, Rama theksoi se ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali, por pa dhënë detaje se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur mund të mbyllen ato.

Edhe njëherë Rama u ndal gjatë te çështja e integrimit europian, ku argumentoi se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin me dy korsi të ndryshme.

Për Ramën BE është e vetmja ‘krijesë’ gjeografike me kufij të jashtëm dhe të brendshëm.

Nga ana tjetër, kryeministri italian Mario Draghi konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit.