Pallati përfshihet nga flakët tek zona e Freskut/ Tre banorë të lënduar

Kati i dytë i një pallati 5 katësh është përfshirë nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë, në rrugën “Fadil Deliu”.

Shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e një bombole gazi. 

Tre banorë të pallatit kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital, mes tyre edhe një fëmijë, si pasojë e asfiksimit nga tymi, ndërkohë që raportohet për dëme të shumta materiale. 

Për fikjen e flakëve është dashur ndërhyrja e katër forcave zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur edhe evakuuimin e banorëve nga pallati ndërmjet shkallëve të jashtme. 

“Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.