Në bankën ku qëndronte 8-vjeçari Mateo Vasiu ka lule dhe sende personale të tij, ndërsa mësuesja dhe shokët e klasës janë të tronditur për humbjen tragjike të tij.
Mësuesja është e tronditur, ndërsa vrasja makabre e vogëlushit nga komshiu që e groposi në oborrin e shtëpisë ka tronditur të gjithë banorët e fshatit Grëçallë. Ata shprehen të pasigurt, ndërsa rrëfejnë se autori i shqetësonte vazhdimisht, madje njëri thotë se ka tentuar t’i përdhunojë të bijën.
8-vjeçari u gjend i pajetë një ditë më parë, i mbuluar me baltë në një zonë periferike të Fierit.
Nëna e djalit kishte bërë më herët denoncimin për zhdukjen e djalit, ndërsa raportohet se ai nuk ishte paraqitur sot në mësim.
Policia ka arrestuar 38-vjeçarin Klodian Çalameni, si autorin e dyshuar të këtij krimi tronditës. Trupi i pajetë i fëmijës u gjet në shtëpinë e tij. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik, që kërkon dënime maksimale për kriminel të tillë, deri te dënimi me vdekje.
