“Dj PM ka më shumë kimi me Beniadën”/ Çfarë thotë Sarah për mendimin e banorëve?

Gjatë spektaklit të sotëm, banorët e “Big Brother VIP” dëgjuan disa prej thashethemeve më pikante që kanë thënë për njëri-tjetrin.

Ata kanë komentuar flirtet që kanë nisur mes të rinjve në shtëpi.

Disa prej banorëve kanë deklaruar se mes Pajtimit dhe Beniadës ka më shumë kimi sesa ka mes tij dhe Sarës.

Këtë çështje Sarah e ka cilësuar si të shëmtuar pasi nuk është në konkurencë me asnjë prej banorëve.

Nga ana tjetër, një deklaratë e Sabianit se banorët po nxisin të çiftëzohen me njëri-tjetrin për efekt të lojës u tërhoq nga vetë ai duke shprehur me humor se ka qenë nën efektin e alkoolit kur e ka thënë.