Kosova përmbys Shqipërinë në “Fadil Vokrri” me dyshen Krasniqi-Sejdiu

Zbehen shanset e Shqipërisë U-21 për vendin e dytë në kualifikueset e Europianit.

Kuqezinjtë nuk ia dolën të merrnin pikë në “Fadil Vokrri” përballë dardanëve, duke shpërdoruar epërsinë e arritur falë golit të Karricës. Futbollistët e Kosovës nuk u dorëzuan, përkundrazi, u kundërpërgjigjën me Krasniqin dhe në shtesë me Sejdiun, duke lënë të zhgënjyer trajnerin Alban Bushi dhe futbollistët e tij.

Shqipëria edhe pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e tretë, me nëntë pikë, ndërsa Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve./ Supersport