Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor dhe jo 11, Sali Berisha e quan vendim nul, kjo sepse sipas tij, ky organ përbëhet nga të korruptuar e që nuk janë zgjedhur, por janë emëruar nga kryedemokrati.
“38 anëtarë nga këta të votuar nga Këshilli Kombëtar, vetëm 15 janë zgjedhur me votë, po si e katandisi partinë, 21 të tjerë, 60% të korruptuar, ajo vendos vetëm sipas kryetarit, ata duhet të jenë të zgjedhur, sot në Kryesi kemi 60% të anëtarësit exio ficio, hiqni dorë nga anëtarësia në Kryesi, se asnjë vendim i tyre nuk ka vlerë, nuk janë legjitim, nuk janë të zgjedhur”, tha Berisha.
Berisha i përgjigjet Lulzim Bashës edhe për deklaratën që ky i fundit ka thënë se arriti që të fitonte Bashkinë e Tiranës, sepse mbajti larg ish-kryeministrin. Kjo sipas Berishës, nuk është aspak e vërtetë. Ai thekson se Basha ka rritur që të marrë Bashkinë e Tiranës falë tij, ndonëse një zyrtar Amerikan i kishte kërkuar që të tërhiqeshe nga hapja e kutive, madje edhe vetë Basha e donte këtë gjë.
Kujtojmë se një ditë më parë në një mbledhje maratonë, Kryesia e PD-së miratoi mbledhjen e Kuvendit kombëtar më 18 dhjetor.