Rama prezanton buxhetin 2022: Zero taksa për paga deri në 40.000 lekë! Rritje rroge për mësuesit, mjekët, policët

Kuvendi është mbledhur këtë të hënë në një kuvend maraton, për të diskutuar projekt buxhetin për vitin e ardhshëm.

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se do të zerohet taksa për pagat deri në 40 mijë lekë, duke lehtësuar 87604 punonjës si dhe do të përgjysmohet taksa mbi pagat 400-500 mijë lekë duke lehtësuar edhe 59 993 punonjës të tjerë.

Kryeministri përmendi rritjen e pagave për disa profesione:
Rrisim pagat për mësuesit, mjekët, infermierët me 6% në bazë të planit të rritjes së tyre vit pas viti, deri në 40% në fund të mandatit të tretë.
Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit që shërbejnë larg vendbanimit.
Rrisim pagat 30% për efektivët e Forcave të Armatosura. Nuk asnjë taksë mbi asnjë kategori”.

Më tej, Rama foli për rritje të ndihmës ekonomike për për gratë e trafikuara dhe fëmijët jetimë nën 18 vjeç.
Rrisim 10% ndihmën ekonomike për pjesën tjetër të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.
Ligjërojmë në këtë buxhet pagën prej 30 mijë lekësh të reja në muaj për naftëtarët e Fierit për gjithë vitin 2022, ndërkohë që vazhdojmë në kërkim të një zgjidhjeje përfundimtare për rafinerinë.
Financojnë me 2,6 miliardë ose 26 milionë dollarë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve si dhe bonusin e fundvitit 3,5 miliardë ose 36 milionë dollarë për pensionistët.
Financojmë lindjet e reja me 2,3 miliardë ose 23 milionë dollarë. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë me 11,1miliardë ose 111 milionë dollarë. Financojmë vijimin e vaksinimit me 2,7miliardë ose 27milionë dollarë”.

Plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandemisë po trajtohen,u shpreh kryeministri.
Rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, forcat e punës, fëmijët, nxënësit, të rejat dhe të rinjtë, shërbimet dhe investimet publike. Injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë kombëtare dhe familjare, duke garantuar një ekuilibër të domosdoshëm mes rritjes së shpenzimeve publike dhe mbajtjes së borxhit publik në parametra të sigurt për të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë të vendit”.