Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar se do të paraqitet në parlament dhe se do të mbrojë të drejtat e qytetarëve.
Berisha thotë se ka munguar, pasi është përqëndruar te “Foltorja”.
“Kam munguar, por do shkoj. Jam përqendruar totalisht në këtë mrekulli shqiptare, e cila më ka tërhequr në të gjithë qenien time, por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të shkoj shpejt në parlament dhe nuk do mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj narkoshtetit. Në një farë mënyrë foltorja krahasuar me polemikat vulgare të pengmarrësit dhe pengut të tij është disa herë më eprore dhe tërheqëse. Unë do shkoj në parlament, kam munguar”, tha Berisha.
Kujtojmë se Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA. Ishte Basha ai 1që mori këtë vendim, vendim i cili pasoi këto lëvizje të ish-liderit historik të PD-së.