Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Greqi, ku kanë mbetur të vdekur tre prej anëtarëve të familjes shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ksiniadha, në aksin e autostradës E65, që lidh Athinën me Greqinë Qendrorw.
Viktimë ka mbetur kryefamiljari 46 vjeç, bashkëshortja 43 dhe vajza 22 vjeç.
Mësohet se djali i familjes, 17 vjeç është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme në spital.
Burimet e mediave lokale shkruajnë se automjeti në të cilën lëvizte familja shqiptare, në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin, duke u përplasur pastaj me një mjet tjetër, i cili rezultoi të ishte një autobot që po transportonte gaz.
Përplasja ishte fatale dhe tre prej katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën nëvend, ndërsa djali i mitur i familjes ndodhet në gjendje të rëndë në spital.