Rritje e të prekurve më COVID në vend/ 176 pacientë të shtruar, 26 në gjendje të rëndë

Numri i të prekurve aktivë me COVID në vendin tonë ka shkuar në 8,401.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë.

241 qytetarë janë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Tre qytetarë humbën jetën, Një  49-vjeçar nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          587

Të shëruar në 24 orë       526

Të shtruar në spitale       176

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 3,143

Testime totale              1,347,471

Raste pozitive                192,600

Raste të shëruara            181,213

Raste Aktive                     8,401

Humbje jete                      2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,460

Fier                865

Shkodër         453

Vlorë                443

Gjirokastër      443

Durrës             419

Berat               367

Elbasan            346

Korçë              253

Lezhë              195

Dibër                81

Kukës              76