Nis puna për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë/ Balluku: Do të dyfishohet numri i mjeteve

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, që synon të shkurtojë kohën për mjetet që përshkojnë këtë rrugë ka nisur këtë të diel.

Realizimi i tij do të hapë një perspektivë të re për zhvillimin ekonomik dhe turistik të gjithë zonës së bregdetit me një ndikim të drejtëpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

Në një fjalim nga kantieri i ndërtimit, ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku u shpreh se falë projektit do të dyfishohet volumi i mjeteve, nga 3 mijë në 6 mijë makina në ditë që përshkojnë Llogoranë.

Ndërsa kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh se ndërtimi i këtij tuneli, do të bëjë realitet një ëndërr që prej vitesh e kanë dashur banorë të zonës dhe qytetarët apo turistët që bëjnë këtë rrugë për të shkuar në jug të vendit.

Është një ditë e shënuar në kapitullin e punëve të madhe publike. Po realizohet në terren një ëndërr që e ka shoqëruar këtë zonë përgjatë këtyre vite. Ka qenë një nga kryefjalët e premtimeve të të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë. Siç ka ndodhur dhe me vepra të tjera të mëdha, zotimin ne po e bëjmë realitet.

 Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshëm të kohës, rritje të konsiderueshme të sigurisë dhe lidhje organike me segmentin tjetër në ndërtim e sipër, ai i Orikumit dhe pastaj me bypass-in e Vlorës, që tanimë është drejt përfundimit me detajet e fundit për të qenë plotësisht i kryer në sezonin e ardhshëm turistik, e më tutje me bypass- in e Fierit, nëse shohim drejt veriut nga këtu”, tha Rama.