Policia e Kosovës tha se ka pranuar 21 informacione të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor dhe deri më tani, prokurorët kompetentë kanë hapur tri raste.
Sipas një njoftimi në Policisë së Kosovës, një rast është hapur në Junik të Pejës, për veprën “Pengim i procesit të votimit” ku një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Edhe rasti i dytë ka ndodhur në Junik të Pejës, ku është ndaluar një person për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Vushtrri një person dyshohet për “falsifikim të dokumentit, por edhe ky rast është dërguar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se deri në ora 15:00 nuk ka pranuar informacione për ndonjë incident që do të mund të cenonte procesin zgjedhor.