Shqiptarja plagos mjekun grek/ Klodiana Çelën e mbyllën në psikiatri që t’i merrnin të bijën

Detaje të reja kanë dalë në dritë për tentativën e vrasjes të shqiptares ndaj ish- partnerit të saj grek një ditë më parë në Athinë të Greqisë.

Mjeku Jorgos Neos kishte marrë kujdestarinë e vajzës se shqiptares Klodiana Çelos me të cilën ishin të lidhur, ndërsa ai ishte i martuar.
Mediat greke shkruajnë se mjeku e kishte njohur fëmijën që lindi në lidhjen jashtëmartesore.

Por marrja e kujdestarisë së fundmi dhe fakti që vajza jetonte me babanë dhe bashkëshoren e tij e ka shtyrë Çelon të marrë armën dhe ta qëllojë.

Autorja u arrestua për tentativën e vrasjes së 68 vjeçarit me të cilin ka qenë e përfshirë në një kalvar të gjatë gjyqesh pasi ai e ka akuzuar për sëmundje mendore dhe disa ditë e kanë mbyllur në një institucion psikiatrik për t’i marrë vajzën.

Nga kontrollet mjekësore doli se nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe se kjo ishte një tentativë për ta larguar nga vajza. Tani Klodiana Çelo rrezikon 17 vjet burg.