Qytetarët e kanë mirëpritur vendimin e Komitetit të Ekspertëve për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti-covid.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një shënimi në facebook, bën me dije se nga 1 nëntori e deri mëngjesin e sotëm, janë më shumë se 18000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
“Më shumë se 18000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag”, shkruan ministrja Manastirliu.
Kujtojmë se prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.