Martohet Malala, fituesja e çmimit Nobel për Paqe

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është martuar me partnerin, me një ceremoni të vogël islamike, në Birmingham, Indi.

24-vjeçarja, e cila jeton në Britani, tha se ajo dhe bashkëshorti festuan kurorëzimin e dashurisë në shtëpi me miqtë dhe familjarët, shkruan BBC.

“Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asher dhe unë u martuam për të jetuar bashkë përgjithmonë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Malala nuk dha asnjë informacion tjetër në lidhje me burrin e saj, përveç emrit të tij.
Në rrjetet sociale thuhet se Asher Malik është  menaxher i përgjithshëm i Qendrës së Performancës së Lartë të Bordit të Kriketit në Pakistan. Reuters nuk e ka konfirmuar këtë informacion.