Një 23-vjeçar ka humbur jetën këtë mëngjes në Durrës, pasi mjeti në të cilin ishte pasagjer është përplasur me një plep.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 05:00, në aksin rrugor Plepa-Romanat.
“Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç“, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.