Lot dhe emocione, Sarah surprizohet nga motra e saj

Spektaklin e sotëm “Vëllai i Madh” ka vendosur të surprizojë Sarën me njeriun e saj më të shtrenjtë.

Sarag u surpriza sonte nga motra e saj, në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Motra i dha kurajo duke i thënë të jetë sa më e qetë dhe ta shijojë sa më shumë këtë eksperiencë.

Ajo foli dhe rreth afrimitetit të Sarës me Dj Pm dhe i tha së motrës se ajo duhet të zgjedhë vetë, ndërsa i ofroi mbështetje.

Lidhja e afërt mes motrave, përqafimet dhe lotët emocionuan dhe konkurrentët e tjerë, që më pas folën dhe për të afërmit, për të cilët i ka marrë malli.