“Në 11 dhjetor kryeqyteti i ri PD-së”/ Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sor nga foltorja e Pogradecit se 4200 firma për ngritjen e Kuvendit Kombëtar do të dorëzohen nesër në Partinë Demokratike.

Për peng-kryetarin kam një lajm të hidhur, por të gëzuar për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të Partisë Demokratike, sepse 4200 kanë firmosur, por do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë”, tha Berisha.

Ai akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha, se është marrë peng nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që Basha e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar.