Një aksident rrugor, ku janë përfshirë katër automjete ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë.
Një mjet tip “Hunday”, që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi të lartë është përplasur me një makinë tjetër dhe më pas kanë goditur dy mjete të tjera, të parkuara anës rrugës.
Një vajzë ka mbetur e plagosur, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia e grupi hetimor, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.