10 të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

10 shtetas kanë rënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

18-vjeçari me inicialet A.A. u arrestua ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. A., 19 vjeç pasi u kapën me lëndë narkotike kanabis me vete.

29-vjeçari me iniciale V.M. u arrestua nëm akuzën e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Y. H., 44 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij;

Ndërkohë, u arrestua 26-vjeçarja me iniciale A.H. dhe u procrduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën.
Policia njofton se shtetases A. H. iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në Kavajë u arrestua Xh. K., 45 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit B. H., 61 vjeç.

Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasve:

-A. Z., 51 vjeç, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.C., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-P. H., 51 vjeç; A. K., 28 vjeç dhe Gj. A., 32 vjeç pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-K. K., 27 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit” u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.