Stadiumi i ri i Kukësit, përfundon procesi i shtrimit të barit

Në Kukës po e presin me padurim përurimin e stadiumit të ri.

Ekipi verilindor shtegton në qytete të ndryshme prej dy vitesh, dhe e ka ndjerë shumë mungesën e tifozëve.

Presidenti i nderit, Safet Gjici ka deklaruar se skuadra do të rikthehet shpejt në qytetin e saj, duke premtuar se stadiumi i ri do të jetë gati për takimin e Abissnet Superiores ndaj Tiranës (20 nëntor).

Shtrimi i barit në tapetin e ri ka përfunduar gjatë ditës së sotme. Të gjithë shpresojnë që gjithçka të jetë gati për duelin me bardheblutë e Shehit, por fjala e fundit i takon specialistëve të barit.