Rama pret në zyrë kongresmenët amerikanë, Rama: Miqësia forcohet dita ditës

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij senatorë dhe kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim.

Takimi u zhvillua në kryeministri. Rama shkruan se miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve po forcohet dita ditës.

“Kryeministria-Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shprehet kryeministri.