Inertet hidhen në det, masakër mjedisore në mes të ditës në Vlorë

Kamionët me inerte shkarkohen në anë të rrugës Vlorë-Orikum në zonën e Jonufrës. duke shkaktuar një masakër mjedisore pak kilometra larg qytetit dhe në zonën panoramike të bregut.

Banorët e zonës tregojnë se kamionët zbrazen ditë e natë. Të pyetur se kush i hedh, si ata, ashtu dhe policia e Vlorës kanë të njëjtën përgjigje, se nuk e dinë.

Policia e Shtetit ka për detyrë kontrollin e territorit në bregdet me vendim qeverie. Por edhe IKMT  bën kontrolle dhe sërish askush nuk i ka parë kamionët që hedhin inertet në det në mes të ditës. Kujtojmë se një ditë më parë aksioni për një Shqipëri të pastër nisi nga qyteti i Vlorës, ku kryeministri Edi Rama me ministrat dhe qytetarët vlonjatë pastruan Pyllin e Sodës.

Ai bëri thirrje se do të merren masa të forta për ndotësit e mjedisit.