Buxheti 2022, Manastirliu: Rriten me 6% pagat e mjekëve dhe infermierëve, rritje 40% brenda mandatit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, deklaroi se me Buxhetin e 2022 do të vijoj mbështetja e personelit mejkësor me rritjen e pagave në 6% brenda këtij viti.
“Do të vijojmë me rritjen e pagave për profesionistët e Shëndetit për mjeket dhe infermierët me 6% rritje të pagave që do të mbështesë 18 mijë mjekë dhe infermierë”, bëri me dije Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se politika e mbështetjes për mjekët dhe infermierët lidhur me pagat do të vijoj gjatë gjithë mandatit duke siguruar një tjetër rritje në 40%.
“Në këtë mandat do të ketë 40% rritje pagash që tregon vëmendjen e qeverisë ndaj mjekëve dhe infermierëve. Duke filluar nga ky vit me 6%. Në këto vite rritjen e pagava ka qenë në 63% në total. Për mos harruar që për të gjithë mjekët dhe ifermierëty që kanë qënë në fronit ne parë në luftën ndaj covid19, dhe janë mbi 4400 profesioniste të shëndetësisë kanë përfituar bonusin prej 1 mijë euro”, tha Manastirliu.