Kryeministri i vendit, Edi Rama ka udhëtuar këtë të diel drejt Vlorës, ku është angazhuar në aksionin e pastrimit të mjedisit.
Rama ka ndjekur nga afër pastrimin në pyllin e Sodës, ndërsa shoqërohet nga deputetët Flamur Mamaj, Anduel Tahiraj dhe Anila Denaj.
Sipas tij, ky është fillimi i një aksioni të përgjithshëm për pastrimin e territorit në vend. Një muaj më parë, kryeministri zhvilloi një takim me kryetarët e të gjitha bashkive, ku i kritikoi për keqmenaxhim të mbetjeve në qytetet e tyre dhe kërkoi ndërhyrje emergjente.
Kryeministri u ndal te njerëzit që flasin për mjedisin, por nuk ndërrmarin hapa konkretë:
“Mua më bën shumë përshtypje duke qenë se i ndjek vazhdimisht qytetarët e përfshirë në rrjete sociale. Kur vjen puna për të bërë komente të gjithë janë ambientalistë. Ata që komentojnë, duhet të jenë ambientalistë jo vetëm në komente por edhe në sjellje”, tha Rama.