“Vaksinohuni të mbroni veten”/ Rama u bën thirrje qytetarëve të imuzohen që të mos ngelen jashtë ambienteve publike

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka apeluar qytatarët të vaksinohen kundër koronavirusit, “për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja”.

MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruajti Rama në postimin e radhës, këtë mëngjes në rrjetin social “Facebook”.

Të enjten, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi në kuvend vendosjen e pasaportës së gjelbër si kusht për të hyrë në bare e restorante, pasi ky rrrgull u vendosur fillimisht në universitete.

“Si hyhet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Greenpass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete. Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit”, tha ajo.