Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do të zhvillojë një tur takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.
Rutte do të qëndrojë disa orë në Tiranë të mërkurën më 10 nëntor.
Në fund të takimit dypalësh kryeministri Edi Rama dhe homologu holandez do të dalin në një konferencë për shtyp.
Mark Rutte mban postin e kryeministrit që prej vitit 2010.
Ai është udhëheqës i partisë politike “Partia e Popullit për Liri dhe Demokraci prej vitit 2006.
Ministria e Jashtme holandeze në Qershor 2021 vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, duke shtuar se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt”.
Ndërsa Ministria e Jashtme e Holandës tha se: Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.