Një 32-vjeçar është plagosur pas një konflikti tek zona e “Shallvareve” rreth orës 19:00.
I plagosuri është identifikuar me emrin I.Sh, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Një prej autorëve të dyshuar, i identifikuar si K.M., 38 vjeç, është shoqëruar për në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Forcat blu kanë bllokuar edhe automjetin tip “Benz”, i cili u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.
Sipas policise, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.