E hodhi jashtë shtëpisë së “Big Brother”, dhurata e Donaldit mbërrin në duart e Borës

Mbrëmjen e kaluar, Donald Veshaj zbuloi para të gjithëve se ishte një datë e veçantë për të pasi 3 vite më parë ishte lidhur me Borën.

Për këtë arsye, hoqi varësen nga qafa, e vendosi brenda një kutie me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej murit për të.

Ai tha se shpreson që ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambientet e institucionit. I gjithë ky veprim u shoqërua me batuta dhe situate komike.

Sot, Bora Zemani ka publikuar një fotografi me varësen në qafë teksa ha ëmbëlsirat dhe shkruan “Fundjavë të mbarë”.